FUSHË-KRUJË-Dy aksidente kanë ndodhur sot në zonën e Fushë-Krujës. Aksidenti i parë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Fushë-Krujë-Vorë.

Një furgon mallrash është përplasur me një makinë tip audi. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Sipas Policisë shkak i aksidentit ishte shpejtësi tej normave e makinës tip audi, por edhe për faktin se furgoni i mallrave i ka prerë rrugën.

Aksidenti i rëndë ka sjellë edhe bllokimin e trafikut pasi për rreth 30 minuta është ndërprerë qarkullimi i makinave.

Pak orë më vonë në autostradën Fushë-Krujë-Milot një makinë që po transportone çimento ka përplasur një këmbësor duke i shkaktur dëmtime të shuma në trup.

Trajleri që vinte nga Kosova e ka përplasur të moshuarin në fshatin Derven dhe dyshohet se ishte me shpejtësi. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Tramuës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.