Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Urës Vajgurore rezulton të ketë qënë epiqendra e lëkundjeve të tokës që ndodhi rreth orës 18:06 të pasdites së të premtes, ndërkohë që tërmeti me magnitudë 4.5 ballë të shkallës rihter u ndie dhe në qytetin e mbrojtur nga UNESCO.
Veç momenteve të panikut që shkaktoi tek banorët tërmeti nuk ka kaluar pa shkaktuar dhe dëme materiale në disa banesa, të cilat tashmë janë duke u verifikuar.
Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut, Fadil Nasufi është ngritur paraditen e së shtunës, (28 janar 2017) një grup pune, i cili ka nisur të verifikoj në terren dëmet e tërmetit. Vetë Nafusi, kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore Julijana Memaj, sëbashku me spicialistë të fushës dolën sot në terren për të verifikuar rastet e raportuara pas tërmetit.
Grupi i punës inspektoi nga afër një banesë në qendër të qytetit, e cila për shkak të vjetërsisë së saj kishte pësuar plasaritje si pasojë e lëkundjeve të tërmetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/termeti-shkaktoi-deme-ne-disa-banesa-te-beratit/