Surprise Me!

Report TV - Formulari i aplikimit e kriteret si do merret ndihma ekonomike

2017-04-01 1 Dailymotion

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë i cili përcakton kriteret e reja dhe masën e ndihmën ekonomike. Sipas vendimit të qeverisë ndihmë ekonomike përfitojnë: Familjet në nevojë, jetimët të cilët nuk janë në institucione, prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë, viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre, viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.<br /><br />Ndihma ekonomike, për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, është një pagesë që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë, e cila kufizohet në kohë, për një periudhë jo më shumë se 5 vjet.<br /><br />Kufizimi në kohë i ndihmës ekonomike nuk aplikohet, për: Familjet, anëtarët e së cilës janë mbi moshë pune, familjet me kryefamiljare gra, me të paktën një fëmijë që ndjekin arsimin bazë.

Buy Now on CodeCanyon