VLORE-Një makinë tip Audi-Q7 është shpërthyer me eksploziv gjatë natës në qytetin bregdetar, ndërsa nuk raportohet për të plagosur.

Sipas policisë, makina së cilës iu vendos eksploziv është në pronësi të shtetasit Flamur Peçaj (Lamaj) 46 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pranë pallatit të pronarit të mjetit në lagjen "Pavarësia", ku automjeti tip Audi-Q7 ishte i parkuar.

Makina ka marrë flakë e për pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e tij nga shpërthimi i eksplozivit, që është hedhur në moment poshtë makinës nga autorët.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa pas zhurmës nga shpërthimi dhe konstatimi i ngjarjes pronari ka lajmëruar policinë.

46-vjeçari njihet në qytetin e Vlorës me dy mbiemra dhe si person me precedent penal në trafikun e drogës dhe ngjarja dyshohet se ka ardhur për motive hakmarrje, pasi ka pasur edhe një konflikt ne 2012.

Policia e Vlorës deklaron se po punohet për hetime të mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.