Surprise Me!

Report TV - Beqaj: Proteza ortopedike falas dhe në Shkodër, investim 100 mln lekë

2017-04-01 2 Dailymotion

Pas Tiranës, Vlorës, Fierit, Durrësit dhe Elbasanit, protezat ortopedike ofrohen tashmë falas, për të gjithë pacientët që kanë nevojë, edhe në spitalin Rajonal të Shkodrës.<br /><br />Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se një shërbim i tillë jo vetëm u vjen në ndihmë në rradhë të parë pacientëve por edhe mjekëve ortopedë.<br /> <br />?Fakti që në spital ka filluar të ketë një furnizim me këto materiale mjekësore të nevojshme, qoftë për traumat, por edhe probleme të tjera ortopedike, e zgjeron gamën e shërbimeve që ofrohen në spital. Sigurisht që, besoj se në radhë të parë, është shërbim për qytetarët, qoftë që marrin shërbimin në Shkodër, qoftë edhe që nuk u duhet më të futin dorën në xhep sepse këto kanë kushtuar, dhe jo pak. E dyta, edhe vetë mjekët e ushtrojnë në mënyrë të plotë profesionin e tyre. Besoj se e rëndësishme është edhe normalizimi i marrëdhënieve mjek-pacient?, u shpreh Beqaj.

Buy Now on CodeCanyon