Surprise Me!

Report TV - Veliaj: Në 2017 jo më qese plastike, do të përdorim trastat

2017-04-01 7 Dailymotion

Ndotja nga përdorimi i qeseve plastike është konsideruar si një nga problemet më shqetësuese me të cilin përballet sot qyteti ynë.

Për këtë arsye aktivistë dhe studentë të arsimit profesional, me mbështetjen edhe të Bashkisë së Tiranës kanë ndërrmarë një nismë e cila do të reduktojë ndotjen në kryeqytet. Ata kanë prodhuar brenda një dite 5 mijë trasta. Qëllimi i kësaj nisme ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e qeseve plastike.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që të ndjekë politikën e reduktimit të përdorimit të ambalazheve plastike.

Këtë vit duam të reduktojmë totalisht qeset në Tiranë, madje në disa vende t?i heqim fare nga shitja. Më vjen mirë që edhe disa supermarkete e dyqane po e përqafojnë nismën tonë, e nga sot e tutje do përdorin trastat e rrobës dhe jo qese plastike?, tha Veliaj.

Një prej aktivistëve të nismës, Ened Mato, duke bërë një përllogaritje të thjeshtë u shpreh se janë eliminuar rreth 250 mijë qese, të cilat do të ishin nëpër lumenj e në det.

Buy Now on CodeCanyon