Berat- Ministri Tahiri ka marrë pjesë në inaugurimin e Zyrës së Shërbimeve per Qytetaret në Drejtorinë Vendore të Policisë, Berat.<br /> <br />Ai deklaroi se në këto zyra qytetarët marrin mbi 80 shërbime me shpejtësi, transparencë dhe mbi të gjitha pa korrupsion.<br /> <br />Në ndryshim nga e shkuara ku qytetarët sorollateshin zyrave të policisë për të marrë një shërbim sot situata është krejt e ndryshe pasi qytetarët i kanë të gjitha shërbimet e fokusuara në një zyrë të vetme shërbimi, tha ndër të tjera ministri Tahiri
