stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronika e plote: http://tvklan.al/stop-emisioni-107-sezoni-2/

Nermine Aliu është një grua në moshë e divorcuar nga bashkëshorti. Ajo tregon, se noterja Lindita Kokona ka shitur shtëpinë, që kishte me ish-bashkëshortin,pa i marrë pëlqimin dhe firmën asaj. Vendimi i gjykatës e ka zhbërë aktin e shitjes, por zonja ende nuk ka mundur të marrë atë, që i takon.Gazetarja e ?Stop? shkon bashkë me Nermine Aliun te zyra e noteres, por përballet me një ?surprizë? të pakëndshme, dhunën verbale dhe sjelljen joetike të bashkëshortit të noteres, Shkëlqim Kokona, që ?rastësisht? është prokuror...

Kronikë më e zgjeruar:

Emisioni ?STOP? që transmetohet në Televizionin Klan nën moderimin e Saimir Kodrës dhe Gentian Zenelajt solli këtë të hënë skandalin e një notereje, e cila ka shitur pronën pa firmën e pjestares së familjes. Bëhet fjalë për Nermine Aliu, e cila është një grua në moshë e divorcuar nga bashkëshorti. Ajo tregon, se noterja Lindita Kokona ka shitur shtëpinë, që kishte me ish ? bashkëshortin, pa i marrë pëlqimin dhe firmën asaj. Vetë zonja Nermine tregon se këtë problem e ka çuar edhe në gjykatë ku, vendimi i gjykatës e ka zhbërë aktin e shitjes, por zonja ende nuk ka mundur të marrë atë, që i takon.

Quhem Nermine Aliu nga Tirana. Iu drejtova emisionit ?STOP? për një problem. Kam një vajzë 26 vjeçe prej një martese 27 vjeçare. Në nëntor të 2016 ? ës me ish ? bashkëshortin bëra një divorrc, mirëpo problemi nuk qëndron këtu. Para 5 viteve kemi patur një banesë me ish- burrin dhe vjehrrën, pra gjysmën e kishte vjehrra dhe pjesën tjetër ne. Kur ajo vdiq ia la testamentin djalit. Gjatë këtyre 5 vjetëve ish ? burri ka bërë shitje të pjesën tjetër pa praninë time me një notere Lindita Kokona. Kur u shit shtëpia unë ngela në rrugë dhe këtë problem unë e ndoqa me gjykatë.

Çfarë vendosi gjykata?
Gjykata vendosi me kontratën e shitjes së noteres Lindita Kokona vendosi që më datën 21.10. 2013 e shpalli të pavlefshme.

Pra pranoi kërkesë ? padinë tuaj?
Po. Duke patur kontestime gjykata mori çështjen në rigjykim dhe shpalli pot ë njejtin vendim.

Për të vijuar me këtë problem të Nermine Aliut, gazetarja e ?STOP? shkon bashkë me të, tek zyra e noteres, por përballet me një ?surprizë? të pakëndshme, dhunën verbale dhe sjelljen joetike të bashkëshortit të noteres, Shkëlqim Kokona, që ?rastësisht? është prokuror.

Takimi me noteren Lindita Kokona

Gazetarja ? Si mund të shitet një shtëpi pa aprovimin, pa dijeninë e zonjës?
Noterja ? E kishte nga e ëma?
Gazetarja ? Po, por jo të gjithë shtëpinë. Gjysmën e shtëpisë kishte.
Noterja ? Do ta verifikoj dhe të shikojmë?
Gazetarja ? Tani, çfarë të verifikohet, kur unë kam dy vendime gjykatash, në 2013-tën dhe në 2016-tën?
Noterja ? Për çfarë?
Gazetarja ? Që nxjerrin të pavlefshme, e shfuqizojnë këtë kontratë shitblerjeje?
Noterja ? Po.
Prokurori ? Pse e intimidon ti? Pse e intimidon ti? ...