Menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar ku nuk është folur asnjë fjalë për lëvizjet e fundit në qeveri, Edi Rama ka mbledhur koordinatorët elektoralë të 12 qarqeve. Burime për ?Shqiptarja.com? bëjnë me dije se në këtë mbledhje kryeministri, njëkohësisht kryetar i PS-së, i ka vënë ministrat e tij përpara përgjegjësisë duke shprehur shqetësim për fushatën zgjedhore.<br /><br />Mësohet se Rama ju ka kërkuar 12 koordinatorëve të ruajnë rezultatin e vitit 2013 ndryshe do të mbanin përgjegjësi, teksa ka kërkuar po ashtu, që rezultati të rritet. ?Kjo fushatë zgjedhore dhe këto zgjedhje nuk do të jenë aspak të lehta.<br /><br />Të gjithë ju që drejtoni qarqet keni përgjegjësinë për të rritur votat dhe nuk është e pranueshme në asnjë rast që PS, partia më e madhe në vend, pas 4 vjetësh qeverisjeje, të bjerë nën rezultatin e vitit 2013.