Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori Amerikan Donald Lu dhe ai i OSBE-së Bernard Borchard, për herë të parë kan hyrë sëbashku në selinë e Partise Demokratike për të takuar liderin e opozites Lulzim Basha, ku kanë diskutuar zhvillimet e fundit poltike dhe dhe zgjedhjet parlamentare. Basha ka theksuar se deklaratat e ministrave të qeverisë janë dëshmi e fuqizimit të krimit në pushtet, ndërsa garantoi se do të bëjë gjithçka për zgjedhjet e të lira.
Opozita është e vendosur për zgjedhje të lira, votimi dhe numërimi elektronik dhe për kthimin e besimit tek vota e lire. Kështu deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, para amabasadorit të osbe-së Bernard Borchard dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, të cilët për herë të parë kanë zhvilluar një takim të përbashkët në selinë blu.
Në takim është diskutuar mbi zhvillimet më të fundit politike në vend dhe zgjedhjet parlamentare, ku kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se ministra të qeverisë kanë konfirmuar problemet e ngritura nga opozita për kriminalizimin e qeverisjes, të shtetit, të pushtetit lokal, të policisë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, duke i vlerësuar si dëshmi të fuqizimit të krimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-e-18-qershorit-ambasadori-lu-shkon-ne-zyren-e-bashes/