Surprise Me!

Ora News – Aksidenti me dy të vdekur në Fier, viktimat u mbytën nga uji në kanal

2017-04-01 5 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e sinjalistikës rrugore, e parmakëve mbrojtës të urës, por edhe pakujdesia e drejtuesit të mjetit janë shkaqet e aksidentit të mbrëmshëm ku si pasojë gjetën vdekjen dy persona dhe një i tretë u plagos.
Në këtë konkluzion kanë arritur ekspertët e aksidenteve pas këqyrjes së vendit të ngjarjes.
Ndërkohë Drejtoria e Mirëmbatjes së Rrugëve në Bashkinë e Fierit thotë se janë vendosur disa herë parmakët, por çdo herë vidhen për skrap.
Automjeti Benz ka rënë në vendin e quajtur Ura e Shën Pjetrës në aksin Fier-Darrëzezë, si pasojë gjetën vdekjen shtetasit Emiljano Goxhaj 36 vjeç, Silvana Alushaj 40 vjeçe dhe u plagos Haziz Hilaj.
Banorë të zonës thonë se nuk është hera e parë që automjete bien nga ura, pasi kjo e fundit ka mungesë të theksuar sinjalistike, ndërsa parmakët sa herë vihen, vidhen për skrap.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksidenti-me-dy-te-vdekur-ne-fier-viktimat-u-mbyten-nga-uji-ne-kanal/

Buy Now on CodeCanyon