Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës ka bërë analizën vjetore për 2016-ën ku ka prezantuar shkollat me renditjen më të mirë sipas kartës së performancës. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, u shpreh gjatë takimit se ky është viti ku janë marrë më tepër frytet e reformave në arsim.

Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës në analizën e punës së saj një vjeçare rinkofiromoi edhe një herë se Tirana është qyteti që ka numrin më të madh të institucioneve Arsimore, 256 të tilla.

Rrjedhimisht dhe numrin më të madh të nxënësve në institucionet publike dhe private, me 89.949 nxënës. Në fjalën e saj ministrja e arsimit dhe sportit, Lindita Nikolla, publikoi edhe renditjen e shkollave të dala nga karta e performancës.

Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Arjola Byzyka vuri theksin tek Reformimi i kurrikulës së gjimnazit, si dhe arsimit parashkollor.

Përgjatë këtij viti prioritet i DAR Tiranë ka qënë Organizimi i orëve të hapura në shërbim të nxënësit, mësuesit, por edhe të prindërit. Sot në Tiranë janë 17 shkolla të cilat funksionojnë si Qendra Komunitare.