Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi e ftuar në studion e lajmeve në Ora News sqaroi më në detaje nismën e qeverisë për financimin e 1 miliard dollarëve në infrastrukturë nëpërmjet Partneritetit Publik Privat.
Ministrja theksoi se tre janë sektorët kryesor ku do të investohet, siç është infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia. Ajo tha se rruga e Arbrit është prioriteti kryesor.
Ekonomi: Është një projekt që synon të përmirësojë një infrastrukturë anë e mbanë vendit. Është një gjetje dhe ka të bëjë me partneritetin publik privat. Ndërtimi i rrugëve, sikurse edhe shkollave janë një e mirë për vendin. Projekti vjen si një formë e PPP-së. Dhe Shqipëria ka bërë diçka të rëndësishme, që ka të bëjë me përmirësimin e ligjit të koncesioneve. Po t?i referohemi të dhënave që vijnë nga zyra e BE-së për PPP-në, këto forma janë rritur me rreth 8.2 miliardë euro në vitin 2006. Risku për të ndërtuar vepra publike është një risk që merr qeveria për të ndërtuar vepra të tilla.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ppp-prej-1-miliarde-ekonomi-prioriteti-numer-nje-rruga-e-arbrit/