Zbatimi i ligjit të Vetting-ut është një nga kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, i përfshirë në draft-rezolutën e miratuar nga Komisioni i punëve të jashtme në Parlamentin Evropian.

Vendit i kërkohet progres i mëtejshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, të luftës kundër krimit të organizuar me theks të veçantë në kultivimin e kanabisit dhe trafikut të drogës, të luftës kundër korrupsionit përmes nevojës së bashkëpunimit më efikas midis organeve të policisë dhe prokurorisë.

Në këtë draft-rezolutë nënvizohet roli deçiziv i zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit, për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

U aprovua gjithashtu edhe amendamenti i veçantë i raportuesit në hije Ilhan Kyutchyuk, ku u bëhet thirrje autoriteteve që të mundësojnë votimin e mbi 2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Dy amendamente të tjera të aprovuara gjatë votimit bëjnë thirrje për dialog konstruktiv midis qeverisë dhe opozitës, si element thelbësor për përparimin e vendit dhe reformave të integrimit./ TV KLAN