Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Partia Socialiste nuk përdor taktika por strategji?. Deklarata vjen nga Zv/kryeministri Niko Peleshi i cili pas mbledhjes së kryesisë së PS komentoi qasjen ndaj koalicionit qeverisës, ndërsa shkarkimin e ish-Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, Peleshi e konsideroi të drejtë. Që aleanca e PS-LSI është strategjike këtë e konfirmoi edhe anëtari i Kryesisë së PS-së, Erjon Veliaj.
?Partia Socialiste nuk përdor taktika por strategji?. Kështu u shpreh Zv/kryeministri Niko Peleshi teksa shpjegoi qasjen ndaj koalicionit PS- LSI pas përfundimit të mbledhjes së Kryësisë së Partisë Socialiste.
Peleshi sqaroi se në mbledhjen e kësaj të marte u diskutua për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndersa shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i Ministrit të Drejtësisë e konisderoi të drejtë.
Sakaq anëtari i Kryesisë dhe kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj theksoi se Partia Socialiste është fokusuar te reformat që kane impakt të drejtpërdrejtë te qytetaret ndërsa shkarkimin e Manjanit, Veliaj e cilësoi detyre të kapitenit të skuadrës qeverisëse.
Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Socialiste për këtë vit erdhi pas retorikës së ashpër në distancë me aleatin në qeveri, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/situata-politike-rama-mbledh-kryesine-e-ps/