Kryeprokurori Adriatik Llalla u është përgjigjur akuzave të ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu se ka punuar kundër Reformës në Drejtësi.

Llalla i ka shpallur 'luftë' ambasadorit të SHBA duke e akuzuar për shantazhe dhe presione, ndërsa i ka anuluar edhe vizën atij dhe gruas së tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prokuroria i cilëson hakmarrje sulmet e Lu ndaj Llallës, ndërsa thotë se ambasadori i SHBA ka bërë presione për disa cështje gjyqësore që ka pasur interes.

Kryeprokurori thotë se nëse Donald Lu është mësuar të jetë zot në politikën shqiptare nuk mund ta realizojë këtë edhe në prokurori, ndërsa për sulmet, presionet dhe anulimin e vizës ka vendosur në dijeni edhe Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit.

Përsa i përket shortit dhe anëtarëve të KED që janë zgjedhur nga prokuroria, institucioni i akuzës fton ambasadorin të lexojë ligjin në shqip dhe anglisht.