Surprise Me!

Tension në Kuvend, Tahiri: PD s’e do reformën në Drejtësi

2017-04-01 0 Dailymotion

Akuzat e ngritura nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në adresë të opozitës për bllokim të reformës në Drejtësi sollën tension gjatë seancës plenare.

Saimir Tahiri Ministër i Brendshëm

?Këtu në këtë sallë ka ca njerëz që janë të gatshëm të bëjnë zhurmë në parlament. Mjafton të kenë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Ka ca njerëz që përfaqësojnë të djeshmen. Kjo maxhorancë do ta bëjë reformën në drejtësi, ju të tjerët suksese në jetë!?

Pas qetësimit të situatës, ish-kryeministri Sali Berisha, akuzoi Ministrin e Brendshëm dhe kreun e qeverisë për lidhje me krimin.

Sali Berisha -?Është shtyllë kryesore e krimit në vend. A është bandit një ministër që shkojnë në e filmojnë në hotele dhe motele dhe zhduk gjurmët, që mban skaf trafiku. Këta nuk janë gjë tjetër, vetëm organizata kriminale e kësaj bandokracie. Edi Rama ka komunikim konkret me banditet ka të regjistruara.

Ish-kryeministri Berisha tha se e vetmja zgjidhje përballë kapjes së shtetit nga krimi janë protestat e qytetarëve deri në rrëzimin e qeverisë. Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon