Një tjetër linjë këshillimi për rastet e dhunës në familje është në dispozicion për këdo që ka nevojë për ndihmë. Ministri i mirëqënies sociale Blendi Klosi, teksa vizitoi ambientet e qendrës së re, siguroi që për të gjitha rastet ruhet anonimati.<br /><br />Ministri i mirëqënies u ndal edhe tek rëndësia e ngritjes së shërbimeve për personat në nevojë nga ana e bashkive. Sipas tij, kuadri ligjor tashëmë është i plotësuar, mbetet vetëm që shërbimi të konkretizohet.<br /><br />Tv Klan
