Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në drejtimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Mbledhja zhvillohet me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili kërkoi një analizë mes institucioneve për veprimet dhe mos veprimet që kanë sjellë mos arrestimin e të shumëkërkuarit Kelmend Balili.

Thirrja e mbledhjes u ironizua nga Tahiri, që u shpreh pak ditë më parë se Këshilli i Sigurisë nuk u thirr as për Lazaratin, por Nishani e cilësoi shumë të rëndësishme çështjen.

Të pranishëm në mbledhjen me dyer të mbyllura janë të gjithë aktorët e parashikuar përveç kryeministri Edi Rama.

Ai ndodhet në një vizitë në Kosovë dhe njoftoi se nuk merr pjesë, ndërsa kërkoi dje që në vendin e tij të ishte Niko Peleshi, por Presidenca refuzoi të pranojë autorizimin e zv/kryeministrit Peleshi për të marrë pjesë në mbledhje.

Presidenca në letrën e dërguar Kryeministrisë arsyetonte se Rama duhet të ishte i pranishëm vetë në mbledhje nisur nga specifika e diskutimit.