http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Nje dite pas përplasjes se ashpër me ambasadorin amerikan Donald Lu, prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është thirrur ne një takim nga kreu i kuvendit Ilir Meta. Gjate bisedës e cila zgjati 20 minuta, mësohet se kreu i kuvendit është informuar ne detaje mbi çështjen e shortit te hedhur per Këshillin e Emërimeve ne Drejtësi. Burime pranë organit te akuzës thane se 3 emrat e përzgjedhur nga Prokuroria ishin te vetmit qe plotësonin kriteret kushtetuese dhe hedhja e emrave të tjerë do të përbente shkelje të ligjit. Te enjten, kryeprokurori Llalla u akuzua nga ambasadori amerikan për çështjen e shortit. Diplomati amerikan Donald Lu, theksoi se Prokuroria, ne kundërshtim me ligjin, kishte dërguar vetëm tre emra, e vetëm nje prej tyre u zgjodh ne Këshillin e Emërimeve. Takimi i kësaj te premteje pasoi bisedën e zhvilluar nje dite me pare mes kryeprokurorit Llalla dhe presidentit Nishani, i cili kërkoi sqarime mbi konfliktin e forte me Ambasadën Amerikane. Diplomati i larte Donald Lu akuzoi Adriatik Llallën per pengim te reformës ne drejtësi. Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm reagoi duke thëne se ambasadori po i bënte shantazh dhe se kishte ushtruar presion per interesa personale.
