Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit u pozicionua krah kryeprokurorit Adriatik Llalla sa i takon procesit të shortit për anëtarët e KED-së për të cilin ambasadori Donald Lu e akuzoi për shkelje të Kushtetutës
Në një konferencë për median pasditen e sotme Meta tha se nga verifikimet ka rezultuar se Prokuroria e Pergjithshme ka respektuar ligjin e miratuar nga Kuvendi lidhur me kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve nga prokuroria për KED-në.
Meta nuk pranoi të komentonte akuzat dhe kundërakuzat mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit por nënvizoi se ?frymën e Kushtetutës nuk ka të drejtë ta intepretojë as prokurori, as kryetari i kuvendit as presidenti dhe askush tjeter?
Meta nenvizoi: ?Jam këtu për ti bërë thirrje për përgjegjshëmi, transparencë, për të mos u përfshirë në axhenda jo transparente dhe në konflikte të cilat nuk e ndihmojnë as reformën në drejtësi dhe as partneritetin tonë me të gjitha vendet partnere?
Meta gjithashtu ftoi partnerët ndërkombëtarë të jenë model për transparencen dhe se do i informonte per proceduren.
?Ftoj partnerët ndërkombëtarë të jenë model për ne si luftohet në mënyrë transparente. Do informoj partnerët tanë që të sqarohen sa më shumë?
Meta tha se ishte aty për të bërë një transparencë për të painformuarit se prokuroria ishte ligjzbatuese, jo ligjvënëse dhe se për shortin e KED nuk ishte ankuar asnjë prokuror
Shorti i KED-se, Meta krah Llallës: Prokuroria ka zbatuar ligjin
Meta krah Llallës: ?Prokuroria ka zbatuar ligjin që ka miratuar kuvendi. Prokuroria ka zbatuar në mënyrë korrekte ligjin e miratuar nga kuvendi?
Per paralajmerin e ambasadorit Lu per vjedhjen e zgjedhjeve, Meta deklaron: Nuk jam këtu për tu marrë me komente, akuza apo lavdërime. Frymën e Kushtetutës nuk ka të drejtë ta intepretojë as prokurori, as kryetari i kuvendit as presidenti dhe askush tjetër. Jam këtu për ti bërë thirrje për përgjegjshëmi, transparencë, për të mos u përfshirë në axhenda jo transparente dhe në konflikte të cilat nuk e ndihmojnë as reformën në drejtësi dhe as partneritetin tonë me të gjitha vendet partnere
Marredheniet institucionale me SHBA shume te mira
Meta: Marrëdhëniet instiucionale kanë qenë dhe janë shumë të mira edhe me ambasdadën e SHBA dhe misionin e OPDAT. Për këtë cështje OPDAT ka qenë present dhe nuk ka ngritur pretendim as para dhe as gjatë këtij procesi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/konflikti-llalla-lu-meta-konference-ne-1830/