KURBIN-Përmbytjet e muajit tetor dhe nëntor të vitit që lamë pas pretendohet se nuk do të përsëriten më në zonën e Kurbinit.

Prej 3 muajsh ekskavatorët e bordit të kullimit janë vendosur në këtë zonë, duke ndërhyrë për pastrimin e kanaleve kulluese në 4 Njësi Administrative të Bashkisë Kurbin.

Vëmendja më e madhe është përqënduar në kanalet e ujërave të larta në Mamurras, Laç dhe Milot, aty ku u shfaqen dhe problemet më të shumta për shkak të mos ndërhyrjes që prej më shumë se 30 vitesh.

Paralelisht po punohet edhe për forcimin e grykderdhjeve të përrenjëve. Drejtori i Bordit të Kullimit për veriun Petrit Gjoni shprehet se me ndërhyrjet që janë bërë përmbytjet në këtë zonë do të evitohen ndjeshëm.

Sipas specialistëve, pavarësisht hapjes së kanaleve, nëse nuk do të ndërhyhet dhe në pritat malore të cilat janë të shkatërruara plotësisht përmbytjet në Kurbin do të jenë sërish prezente.