Bashkia e Tiranës vijon investimet edhe në zonat rurale, duke treguar vëmendje të veçantë për përmirësimin e infrastrukturës në njësitë e reja administrative, të cilat i janë bashkuar së fundmi me reformën territoriale.

Në fshatin Bastar i Mesëm të Njësisë Administrative Zall Bastar, 22 km larg qendrës së Tiranës, ka nisur ndërtimi i një ure ?bailey?, e cila do t?iu shërbejë banorëve të kësaj zone, duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe të produkteve bujqësore dhe blegtorale drejt tregjeve të Tiranës.

Për të inspektuar punimet ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Xhemal Qefalia.

Kryebashkiaku Veliaj e vlerësoi si tepër të rëndësishëm ndërtimin e kësaj ure në këtë zonë, e cila prej 25 vitesh nuk kishte njohur asnjë investim nga ana e shtetit.