Surprise Me!

Alibeaj: Shefat e arrestuar të policisë, dëshmi për kriminalizimin e shtetit

2017-04-01 2 Dailymotion

Partia Demokratike tha të shtunën se ndalimi i dy drejtuesve të lartë të policisë në Vlorë dhe në Tepelenë, si të lidhur me kultivimin e trafikimin e drogës, është dëshmia më e fortë e kriminalizimit të shtetit, e vënies së shefave të policisë së Saimir Tahirit dhe Edi Ramës në krye të biznesit të hashashit.

Gjatë një conference për shtyp, kreu i Departamentit të Sigurisë, Rendit Publik dhe Luftës kundër Korrupsionit pranë partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se ?ndalimi së fundmi i këtyre dy drejtuesve, konfirmon të vërtetat e denoncuara nga Partia Demokratike prej 3 vitesh, për përfshirjen e njerëzve të Tahirit në trafikun e drogës?.

Alibeaj tha se ata marrin nga ky biznes kriminal deri në 40 për qind për një rrënjë.

?Nuk është rastësi që këta drejtues janë pikërisht në Vlorë dhe në Tepelenë, pikërisht në zemrën e territorit të kultivimit dhe trafikimit të drogës, pikërisht në zonën ku gjenden më besnikët e Saimir Tahirit,? tha ai.

Alibeaj tha se kjo është vetëm maja e ajsbergut dhe i bëri thirrje prokurorisë të thellojë hetimet, pasi drejtues të lartë janë të përfshirë në këtë biznes kriminal.

?Zinxhiri të çon tek Tahiri dhe Edi Rama,? tha ai.

Më tej, Alibeaj u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në protestën e 18 shkurtit, për të protestuat kundër inkriminimit të shtetit dhe kanabizimit të vendit./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon