Përveç letërsisë, Dritëro Agolli ka qenë një zë i veçantë edhe në politikën shqiptare gjatë viteve të tranzicionit. Mbetet ende në memorie fjalimi i tij në Kongresin e 10-të të Partisë së Punës së Shqipërisë, më 10 Qershor 1990, ku Agolli kritikoi hapur partinë e tij.

Siç duket edhe nga pamjet, salla nuk ishte mësuar me kritika për partinë dhe i dërgonte pa pushim kërcënime me anë të letrave në podium.

Megjithëse Gramoz Ruçi, drejtuesi i atij Kongresi kërkon të verë qetësinë, është vetë Agolli që i përgjigjet kundërshtarëve në sallë.

Kjo shkaktoi reagimin e fortë të sallës, që ia kthen me brohoritje për ish - Diktatorin

Për shkak të urtësisë së tij, Dritëro Agolli është konsideruar edhe si Patriarku i Partisë Socialiste.

Tv Klan