Një ditë para ndeshjes Partizani ? Vllaznia e parashikuar për t'u luajtur në ?Selman Stërmasi?, situata në kryeqytet nuk është e qetë.

Në orët e para të mëngjesit Policia ka shoqëruar tre persona pjesë e një grupi prej 10 vetash që dyshohet se po përpiqeshin të dëmtonin fushën e stadiumit.

Shumica e tyre kanë mundur t?i shpëtojnë efektivëve të komisariatit 2, ndërsa tre personave të shoqëruar, të moshave nga 20 deri në 23 vjeç, u janë kapur edhe mjete pune me të cilat dyshohet se do të realizonin qëllimin e tyre.

Pavarësisht kundërshtisë së fanatiksave të klubit Tirana, policia e kryeqytetit ka garantuar zhvillimin ndeshjes Partizani ? Vllaznia. Policia do të ushtrojë kontrolle të imtësishme.

Është njoftuar gjithashtu bllokimi i disa akseve rrugore që të çojnë për të stadiumin Selman Stërmasi. Janë angazhuar 261 forca policie dhe 5 grupe të FNSH-së. Edhe klubi i kuq ka siguruar tifozertinë e tij për zhvillimin e ndeshjes si dhe pas një takimi me krerët e policisë së kryeqytetit.

Ndërkaq në Shkodër janë përgatitur për të marrë pikë në kryeqytet.

?Do shkojmë për pikë shpresoj ta shënoj unë golin dhe t'i jap fitoren ekipit,? tha Ditmar Bicaj. Mungesat e Vllaznisë pritet që të mos ndikojnë në lojën e skuadrës./Tv Klan