Subscribe në Ora News këtu http://bit.ëy/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda zbulon fakte të tronditëse të lidhjes së krimit me drejtorë policie.
Dy shefa policie, njëri që mbante detyrën e shefit të Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Vlorë dhe tjetri detyrën e Shefit te Specialistëve të Zonave në Komisariatin e Policisë, Tepelenë janë evidentuar si përgjegjës dhe pjesëmarrës në një grup të strukturuar kriminal pjesë e së cilës ishte dhe Elton Çiça, i vrarë në atentat në maj 2016.
Atentati i Çiçës pak javë nga largimi i Hasanbegajt nga Tepelena
Haki Hasanbegaj, me detyrë Shef i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Vlorë u arrestua më 2 shkurt 2017. Ai më parë mbante postin e shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë.
Hetimet kanë zbuluar madje se Haki Hasanbegaj kishte lidhje të ngushta me Elton Çiçën i cili dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti të gjerë kultivimi dhe trafikimi të lëndëve narkotike në zonën e Tepelenës.
Vrasja e Çiçës, ndodhi në maj 2016, pak javë pas largimit të Hasanbegajt nga drejtimi i Komisarit të Tepelenës për në detyrën e Shefit të Rendit në Drejtorinë e Vlorës pranverën e 2016.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-shefi-i-rendit-i-vlores-lidhje-te-ngushte-me-elton-cicen/