Surprise Me!

Report TV - "25 mijë € ose të vrasim djalin" shkojnë për paratë, arrestohen

2017-04-01 0 Dailymotion

LEZHË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e shantazhit dhe gjobvënies ndaj një biznesmeni.

Dodë Gjoka, 37 vjeç, banues në Lezhë dhe Mark Çuku, 49 vjeç, gjithashtu banues në Lezhë, janë arrestuar nga policia pasi i kanë vënë një gjobë 25 mijë euro një shtetasi.

Dy të arrestuarit janë denoncuar nga shtetasi me inicialet V.P se i kërkonin 25 mijë euro, duke e kërcënuar për jetën e djalit të tij.

Ata janë prangosur gjatë operacionit të policisë të koduar "Gjobvënia", teksa kishin shkuar për të marrë shumën e kërkuar të parave.

Buy Now on CodeCanyon