Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi lëndë plasëse në një banesë dykatëshe në fshatin Grude e Re, njësia administrative Rrethina.
Fillimisht ata bënë shkëputjen energjisë qe furnizonte shtëpinë e 62 vjeçarit Mark Marku, më pas kanë prerë rrjetën rrethuese në pjesën e pasme të banesës, aty ku edhe vendosën në dy kolonat e saj, dy thasë me lëndë plasëse artizanale.
Vetëm njëra prej tyre ka shpërthyer, ndërsa 3 pjesëtarët e familjes, bashkëshortja vajza dhe djali 13 vjeçar ndodheshin në gjumë, ndërsa kryefamiljari nuk ndodhej në banesë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.
Mark Marku: Kanë hyrë nga këtu mbrapa. Kanë prerë rrjetën e telit me pinca. Lënda plasëse është vendosur në tri pika, dy kanë ndezur dhe një jo.
Menjëherë me të dëgjuar shpërthimin familjarët kanë vrapuar të dalin jashtë, ndërsa fqinjët kanë njoftuar policinë.
Kjo e fundit së bashku me forcat xhenio të ardhura nga Tirana kanë kryer veprimet në terren, ku kanë konstatuar edhe njërin nga thasët të pa shpërthyer, i cili është marrë si provë materiale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-shperthimi-tritoli-ne-nje-banesen-ne-fshatin-grude-e-re/