Me nderimet më të larta në një ceremoni shtetërore, shkrimtarit Dritëro Agolli iu dha lamtumira e fundit, pas ndarjes nga jeta dy ditë më parë.

Dhimbje, lot, duartrokitje dhe lule të bardha ishin ato që dominuan homazhet në nderim të shkrimtarit të madh.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku bënë homazhe homazhe miq, të afërm, bashkëpunëtorë, artistë, shkrimtarë dhe politikanë.

Nuk munguan në këto homazhe edhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë ku ranë në sy ambasadori i SHBA, Donald Lu si dhe ambasadorja kineze Jiang Yu.

Pas fjalimeve të lamtumirës nga disa prej personazheve të rëndësishëm të letërsisë shqipe, bashkëpunëtorë të Dritëroit, si dhe përfaqësuesve të politikës si kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta apo dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, Dritëro Agolli u përcoll për në banesën e fundit.