Gjykata e Krimeve të Rënda ka verifikuar masën e sigurisë për dy zyrtarët e policisë Haki Hasanbegasi dhe Gani Abazi. Ata akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike në formën e grupit te strukturuar kriminal në zonën e Tepelenës.

Të dy ata nuk kanë pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria. Në përfundim të seancës ata janë lënë në burg nga togat e zeza. Masa nuk ka ndryshuar as për Musa Bedinaj, kultivues kanabisi, i cili bashkëpunonte me dy zyrtarët e policisë.

Prova më e fortë që ka prokuroria për këtë grup kriminal janë përgjimet telefonike. Sipas tyre Haki Hasanbegasi ka patur lidhje të ngushta me Elton Çiçën, i vrarë në një atentat në zonën e ish-bllokut ne muajin maj të vitit të kaluar.

Përveç përgjimeve me Çiçën prokuroria ka arritur të përgjojë dhe dy biseda të Hasanbegasit në datat 15 dhe 19 gushte 2016.

Ne datën 15 ish-shefi i rendit në policinë e Vlorës telefonon një person ku i ngre shqetësimin se kishte lexuar në gazetë se ishte goditur ?Krasti 2? duke iu referuar parcelave te kanabisit.

Personi ia konfirmon duke i thënë se i ishin afruar atij dhe se ishin vetëm 400 metra larg, personi i thotë nëse ka mundësi të flasë me njeri dhe i kërkon që të vijë ta takojë të nesërmen.

Në datën 19 Haki Hasanbegasi telefon një person, i cili i thotë se sapo kishte zbritur nga ?vendi i mirë? duke iu referuar parcelave me kanabis. Zyrtari i policisë i thotë se është në Vlorë dhe vendosin që të takohen ditën e nesërme./ TV KLAN