Surprise Me!

Ekskluzive/ Identifikohet njëri nga autorët e grabitjes në Rinas

2017-04-01 1 Dailymotion

Strukturat qendrore të hetimit në policinë e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë për Krimet e Rënda kanë mundur të identifikojnë njërin nga autorët e grabitjes spektakolare të ndodhur në aeroportin e Rinasit, me 30 qershor të vitit të kaluar.

Tv Klan mësoi nga burime të rezervuara të grupit hetimor se behet fjale për një 37-vjeçar me inicialet A.P. Ai ka qenë drejtuesi i autoveturës tip ?Mercedes Benz? me ngjyrë vishnje që u përdor për grabitjen e të paktën 1 milionë eurove nga një furgon i transportit të vlerave monetare të një kompanie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një banke e nivelit të dytë.

Në këtë konkluzion, grupi hetimor i përbëre nga strukturat qendrore të hetimit në polici dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka arritur në baze të gjurmëve të gjetura pas braktisjes së automjetit.
Gjurmë të A.P janë zbuluar në parukën që u gjet në afërsi të vendit ku u dogj makina e grabitësve. Ato janë krahasuar me ADN ?në e te afërmve të tij dhe në bazë të analizave ka rezultuar se profili i ADN ?se përkon me atë të 37?vjeçarit.

Edhe disa prova te tjera i kane çuar hetuesit tek ai. A.P është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka dalë jashtë Shqipërisë dhe gjendet në një vend të Bashkimit Evropian.

Burime të grupit hetimor bënë të ditur për Tv Klan se autoritetet shqiptare kanë njoftuar strukturat partnere në këtë vend, të cilat janë vene në ndjekje të gjurmëve të tij.

Hetuesit kane identifikuar edhe lidhjet e 37-vjeçarit në Shqipëri. Këta persona janë nën hetim, pasi dyshohet se mes tyre janë edhe dy autorët e tjerë të grabitjes.

Hetimet nuk kanë lënë jashtë edhe punonjës të policisë dhe punonjës së agjencisë që kanë përgjegjësinë për sigurinë e aeroportit.

Tre punonjës të kompanisë ICTS që merret me sigurinë e aeroportit dhe një i kompanisë ?Nazer 2000? që transportonte paratë gjenden në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Drejtori i Shërbimeve Aeroportuale është në arrest shtëpie.

Buy Now on CodeCanyon