Surprise Me!

Dështon sërish dëshmia e Shkëlzen Berishës

2017-04-01 0 Dailymotion

Është shoqëruar sërish me debate thirrja e Shkëlzen Berishës në Komisionin Hetimor për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Ashtu si në mbledhjen e kaluar, Shkëlzen Berisha nuk pranoi të dëshmojë para Kryetarit të Komisionit, Taulant Balla, me argumentin se deputeti socialist është në konflikt interesi, pasi Gjykata e ka dënuar për shpifje ndaj tij.

Kundërshtime për procedurën pati edhe nga deputetë socialistë, që kërkuan shyrtimin e kërkesës së Shkëlzen Berishës nga Kryesia e Kuvendit.

Pas debateve, kreu i Komisionit, Taulant Balla vendosi ndërprejen e seancës dhe deklaroi thirrjen sërish të dëshmitarit Shkëlzen Berisha.

Me herët gjatë seancës, kreu i Komisionit, Taulant Balla tha se i ka kërkuar policisë thirrjen me forcë të dëshmitarit Nue Kalaj, i cili nuk është paraqitur në seancë degjimore, pavarësisht kërkesave të Komisonit.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon