Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Tregimet? është ekspozita e parë në Shqipëri e piktorit të njohur maqedonas Petar Popçev. Ekspozita që ka përmbledhur punimet më të mira të tij në 10 vitet e fundit u çel mbrëmjen e së hënës në ambientet e Galerisë Fab në kryeqytet. Liria është mesazhi që Popçev synon të përcjellë me artin e tij ndërsa shqiptarët i cilëson si popull miqësorë dhe artdashës.
Peter Popçev, piktori i njohur Maqedonas ka hapur ekspoziten e tij të parë ne Shqipëri me titullin ?Tregimet?. Jane rreth 44 piktura te cilat u shpalosen për publikun kryeqytetas në ambientet e Galerisë Fab.
Me nje eksperiencë afro 40 vjeçare ai ka përmbledhur në këtë ekspozitë punimet e tij më të mira në 10 vitet e fundit. Thotë se në mjaft raste frymëzimin e ka gjetur tek e shkuara, fëmijëria e tij e kjo evdientohet qartë nga emërtimi i cdo picture si dollapi i vjetër, kucedrat e natës etj. Për Popçev arti është energji që nuk njeh kufi ndërsa shprehet i suprizuar nga pritja që shqiptarët i kanë bërë.
Peter Popçev: Jam i surprizuar nga të gjithë njerëzit që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Këtu është një aftmosferë ndryshe në krahasim me Maqedonine. Njerëzit janë shumë miqësor dhe ata dinë ta njohin një piktor të talentuar.
Janë të shumta mezahet që syon të përcjellë arti i tij, por më i rëndësishmi është ai i lirisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/piktori-i-njohur-maqedonas-hap-ekspoziten-e-tij-te-pare-ne-tirane/