Dëshira për të regjistruar sa më parë pronën e ish-hotel Vollga në hipotekën e Durrësit, ka shtyrë biznesmenin Ylvi Beqja, të kontraktojë emra të njohur të jurisprudencës dhe botës së krimit.

Veç motrës së Lulzim Berishës, Luljetës e cila ka marrë nga Beqja 500 mijë euro, Shullazit që mendohet se ka përfituar 30 për qind të ish-hotelit dhe qindra mijë euro të tjera, është dhe një person tjetër që ka lidhur kontratë me biznesmenin.

Mes personave që ka përfituar një sipërfaqe prej 300 metra katror në ish-hotel Vollga, është dhe avokati i njohur që ka mbrojtur disa herë interesat e ish-kryeministrit Sali Berisha, Neshat Fana.

?Shqiptarja.com? zbulon se mes këtij të fundit dhe biznesmenit tashmë të njohur Ylvi Beqja në 13 dhjetor të 2011 është lidhur një kontratë noteriale,ku palët binin dakord për dhurimin e 300 metra katror, brenda territorit të ish-hotel Vollgës në Durrës.

Kjo pronë ka një sipërfaqe totale prej 3428 metra katrorë, nga të cilat 300 metra i janë dhuruar avokatit Neshat Fana.