Sipas burimeve nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike, Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST, ka kërkuar dyfishim të tarifës së shërbimit që kryen, me 1.17 lekë për kilovatorë, nga 0.65 lekë që është aktualisht.

Ndërkohë, burimet në Korporata Elektroenergjetike Shqiptare kanë pohuar më parë se kompanisë shtetërore të prodhimit të energjisë elektike i duhet një tarifë së paku 2.8 lekë për kilovatorë, ku përllogaritet mbulimi i të gjithë shpenzimeve dhe një fitim minimal. Edhe kjo është një shifër gati dy herë më e lartë se sa tarifa aktuale.

Ndryshe nga kjo tendencë, Operatori i Shpërndarjes, OSHEE, ka paraqitur një tarifë të njejtë për familjarët, por më të lartë për bizneset. Për konsumatorët familjarë tarifa e shpërndarjes e kërkuar është 4.99 lekë për një kilovatorë.

Në rast se miratohen tarifat e reja për kostot e furnizimit dhe të transmetimit, çmimi i energjisë për këtë kategori konsumatorësh del 11.39 lekë më TVSH, aq sa ç?është aktualisht.