TIRANE- Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 05:30 në një palëstër në afërsi të Kopshtit Botanik.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e vendosjes së një sasie të vogël tritoli në murin e jashtëm të palestërës.

Në palestrën ?Tirana Crossfit? ku ju vu tritol mëngjesin e sotëm stërviteshin disa personazhe publikë.

Ne këtë palestër stërviteshin vipa si Bekim Balaj, Mërgim Mavraj, Klea Huta, Arbër Cepani etj.

Pronari P.Brari nuk dyshohet të ketë konflikte ndërsa thuhet së banorët janë ankuar shpesh për zhurmat që vinin nga kjo palestër.

Sipas burimeve të policisë nuk ka të lënduar vetëm disa dëme materiale ku janë thyer xhamat e ndërtesës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin si dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.