Surprise Me!

Report TV - 1 mijë € në muaj, si i siguronin vajzat për prostitucion Ana e Erisa

2017-04-01 2 Dailymotion

TIRANE-Tutoret Ana dhe Erisa siguronin vajza për prostitucion duke përdorur rrjetet sociale. U premtonin se do të fitonin 1 mijë euro në muaj. Taksistët i dërgonin në hotel, kurse një polic, efektiv rrugor u siguronte klientët.

Kështu funksiononte grupi prej 11 personash që u arrestuan ditën e djeshme në Tiranë.

Por si arritën taksitët dhe ky grup të formonin një rrjet prostitucioni në Tiranë?

Fillimisht taksistët ranë dakort me Ambra.L dhe Fllanxe.A që këto të fundit të gjenin vajza të reja. Ambra.L dhe Fllanxe. A 21 dhe 37 vje prezantoheshin me emrin Erisa dhe Ana. Ato arritën të bindnin më shumë se 15 vjaza të reja në mënyrë që të punonin si prostituta.

Nga përgjimet që ka bërë Policia dhe Prokuroria e Tiranës Erisa dhe Ana u premtonin vajzave se do të fitonin më shumë se 1 mijë euro në muaj.

Ato i kontaktonin vajzat në rrjetet sociale, por edhe në njoftime për punë që publikonin në gazeta dhe ?online?.

Pasi takoheshin Ambra.L dhe Fllanxe. A u shpjegonin vajzave punën që duhet të bënin. Më pas Erisa dhe Ana kontaktonin me 4 taksistët Maringlen Ahmetaj, Arben Bici, Përparim Kola dhe Kujtim Karamuça. Taksistët shkonin i merrnin vajzat dhe i dërgonin në hotele të ndryshme ku i prisnin klientët.

Buy Now on CodeCanyon