6 muaj pas vdekjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, prokuroria e Tiranë mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dy persona. Në bankën e të akuzuarve do të jenë Dëfrim Hakrama përgjegjës i firmës ?3R? dhe fadromisti Edmond Kollari. Ata akuzohen për shkeljen e rregullave në punë me pasojë vdekjen e adoleshentit.

Sipas hetimeve të kryera përgjegjësi i firmës Hakrama nuk ka ndërmarrë veprime për të evituar ngjarje të tilla, si udhëzime kolektive apo individuale të punonjësve për mbrojtjen e tyre, aq më tepër në kushtet e natës. Për më tepër ka lejuar të punojë një minoren.

Ndërsa fadromisti Edmomond Kolari nuk ka treguar kujdes gjatë punës me pasoje shtypjen e 17- vjeçarit.

Për këtë çështje, janë duke u zhvilluar hetime edhe për përgjegjësitë e mundshme të kompanisë ?3R?, shoqërisë ?Eco Tirana? dhe Bashkisë së Tiranës, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike.

Hetimi për kompanitë dhe Bashkinë e Tiranës u veçua nga hetimi kryesor për vdekjen e Ardit Gjoklaj, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit për dy personat dërguar në gjyq.

Gjatë hetimit për vdekjen në landfill prokuroria arriti të faktonte se Ardit Gjoklaj kishte më shumë se një muaj që punonte aty dhe se emri i tij gjendej në regjistrat e punëtorëve të firmës 3R .

Tv Klan