http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />27 mijë qytetarë kanë arritur të kursejnë rreth 156 milion dollarë. Ky është bilanci i katër muajve të procesit të rivlerësimit të pasurive. Ministri i Financave Arben Ahmetaj, pasi bëri një inspektim në zyrën e regjistrimit të pasurive të patundshme në Tiranë, tha se qeveria do të shtyje afatin e rivlerësimit me tatim të reduktuar edhe për tre muaj të tjerë. Rivlerësimi parashikon që tatimi nga 15 % të bëhet me 2 %. Ky proces ka nisur që nga muaji shtator 2016 dhe në thelb i vjen në ndihmë çdo individi që kërkon të shesë pasurinë e tij, të kryejë këtë proces, duke shmangur tatimet e larta në shtet.Ndërsa ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ne nje vizitë në drejtorinë e qendrore të Hipotekës në Tiranë, vlerësoi projektin e dixhitalizimit të të dhënave, i cili do t?i eliminojë radhët e gjata për qytetarët. Projekti i dixhitalizimit është realizuar ne me pak se katër muaj e me pas ai do te shtrihet ne te gjithë vendin.
