Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita ka lëshuar akuza për përqëndrim të projekteve të investimit në turizëm në jug nga qeveria duke harruar veriun. Drejtori ekzekutiv i Fondit Shqiptarë të Zhvillimit Benet Beci prezantoi projektet e kësaj huaje si edhe ato të parashikuara për veriun. Debatet u zhvilluan në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese ku anëtarët kaluan huan 63 mln euro të dhënë nga BERZH për Beratin, Gjirokastrën dhe Sarandën.
63 mln euro është financimi për Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektet urbane dhe turistike në zonat e Beratit, Gjirokastrës dhe Sarandës. Projekligji për miratimin e kësaj marrëveshjeje huaje u miratua në komisionin e veprimtarisë prodhuese, ku drejtori ekzekutiv i Fondit Kombëtar të Zhvillimit Benet Beci shpejgoi se 13% e vlerës do të shkojë për studime e projektime dhe pjesa tjetër për investime.
Deputetët e opozitës shprehën pakënaqësi për fokusimin e investimeve në jug e duke neglizhuar turizmin në veri të vendit.
Bushati: Edhe veriu i Shqipërisë ka padyshim objektet e saja apo atraksionet e saja turistike dhe historike.
Hajdarmataj: Po vazhdon të mbetet i varfër sepse ka varfëri politikash zhvillimish, qoftë në infrastrukturë, qoftë në nxitje të turizmit.
Beci: Koncepti i projektit në këtë rast është koncepti i krijimit të një zinxhiri turistik, do të thotë i një lidhje integrale të një intinerari që qëndron në vetëvete si i tillë dhe kjo është arsyeja që është kapur ky rreth i lëvizjes turistike që e maksimizion interesin turistik në zinxhirin e qyteteve. Ne kemi projekte të tjera që po bëjmë në zonën e veriut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/huaja-e-berzh-miratohen-financimi-per-beratin-gjirokastren-e-saranden/