Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmes rrëfimit të një nëne që humbi të birin si pasojë e plumbave të armës, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri thirrje për dorëzimin vullnetar të tyre.
Nëna: Jam një nënë e përvëluar, e djegur në maksimum. Në 97-n nga këto armë të mallkuara më vranë djalin. Çdo armë është një vdekje.
Nga Burreli, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u apeloi gjimnazistëve të mos kenë model këngëtarët që i bëjnë thirrje dhunës, apo përdorimit të armëve, dhe të reagojnë ndaj cdo postimi që bën thirrje për dhunë në rrjete sociele.
Tahiri: Nuk di sa prej jush marrin iniciativë që t?u thonë shoqeve dhe shokëve se kjo nuk duhet. Nuk di sa prej jush e quajnë edhe problem dhe që e mendojnë se duhet të përpiqemi të gjithë bashkë për të ndaluar një të keqe të vogël që kthehet në një problem për lagjen, komunitetin dhe mbi të gjitha familjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/jo-videoklipe-me-dhune-e-arme-mesazhi-per-kengetaret/