Surprise Me!

Report TV - Ndërtimi i ujësjellësit në Lezhë shkatërron rrugët, ankohen banorët

2017-04-01 0 Dailymotion

LEZHË-Punimet për ndërtimin e ri të ujësjellësit të Lezhës kanë bërë që rrugët e këtij qyteti të shkatërrohen totalisht.

Kjo situatë është prej muajsh, por qytetarëve të këtij qyteti i duhet të presin akoma pasi Bashkia Lezhë pret që të mbarojnë punimet në ujësjellës dhe pastaj të ndërhyhet për t?i riparuar.

Infrastruktura rrugore në qytetin e Lezhës është kthyer në një problem shqetësues për të gjithë qytetarët. Problemi më i madh është gjatë kohës me shi pasi këto gropa mbushen me ujë.

Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve ankohen se lëvizja është tepër e vështirë nga gropat dhe balta e krijuar.

Bashkia Lezhë thot se ujësjellësi i ri i qytetit nuk do të merret në dorëzim pa u rikthyer rrugët e dëmtuara në gjendjen e mëparshme siç është e parashikuar në projekt.

Po sipas kësaj bashkie do të ketë një investim të plotë për riparimin e të gjitha rrugëve të qytetit, por nuk jep asnjë afat se kur do të ndodh.

Buy Now on CodeCanyon