Ka nisur me debate të forta komisioni i ngritur nga PD për hetimin e zgjidhjes së marrëveshjes me CEZ dhe qeverisë shqiptare.

Kryetari i komisionit Edmond Spaho dhe Avokatja e Shtetit, Alma Hicka kanë shkëmbyer akuza në fillim të seancës.

Pas tensioneve edhe me deputeten e PD, Jorida Tabaku, Spaho vendosi që të ndërpriste mbledhjen për disa minuta duke e cilësuar si arrogante sjelljen e Avokates së Shtetit.

Alma Hicka është thirrur nga komisioni i ngritur nga PD për të dëshmuar për zgjidhjen e marrëveshjes me CEZ, pasi opozita akuzon qeverinë për dëm në interes të Shqipërisë në miliona euro.