TIRANE-Lind e vdekur një bebe e gjinisë femër në maternitetin ?Koço Gliozheni?. Prindërit e bebes kanë akuzuar mjekët për neglizhencë, pasojë e së cilës, sipas familjarëve është vdekja e foshnjës.

Familjarët e foshnjës kanë kallëzuar penalisht në Polici mjeken Mirela Rista, e cila ishte edhe mjekja përgjegjëse që ndoqi shtatzëninë dhe asistoi gjatë operacionit të pacientes me inicialet M. M.

Por nga ana tjetër, mjekë të spitalit ?Koco Gliozheni?, kanë hedhur poshtë pretendimet e familjarëve, duke pohuar për Shqiptarja.com se ishte e pamundur shmangia e vdekjes së foshnjës, pasi ajo ka lindur e pajetë.

Po të njëjtat burime sqaruan se pas konstatimit të uljes së rrahjeve të zemrës së bebit, nëna është futur menjëherë në sallën, madje edhe pas lindjes, fëmijës i është vendosur maska e oksigjenit, për të respektuar të gjithë procedurën e lindjes, por ishte e panevojshme, pasi foshnja nuk ka mundur të bëjë procesin e frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes.