Çështja e pronave vijon të mbetet një teme ne nxehtë në Vlorë, teksa skenarët e manipulimet me këto çështje janë nga më të larmishmet, ndërsa kalvaret gjyqësore janë kthyer në rutinë për shumë familje.

Mantho Buo prej 14 vitesh është në gjyq me vëllanë e tij, Stefo Buo, të cilin e akuzon se përmes falsifikimit të testamentit të nënës së tyre ka përvetësuar 2200 metra katror tokë në bregdetin e Dhërmiut.

Gjatë kohës që çështja është në proces gjyqësor, Stefo Buo ka vendosur ta shesë këtë toke, po u konsltuar me vëllanë e tij.

Mantho Buo dhe gruaja e tij, Irini Buo në një intervistë për Report tv sqarojnë se vjehrra e saj pronën ua ka lënë dy vëllezërve me testament, por Stefo Buo përmes falsifikimeve e ka përvetësuar dhe cështja është në gjykatë, e ndonëse nuk ka një vendim përfundimtar toka u është shitur disa personave.

Çifti Buo u bën apel strukturave të zgjidhin këtë cështje në të kundërt kërcënojnë me vetëgjyqësi.

Mantho Buo shprehet se çeshtjen do ta ndjeke deri ne Strasburg.

Familja Buo shprehet se një ditë do ndëshkohen gjyqtarët që kanë zvarritur këtë cështje ndër vite.