Surprise Me!

Zbulimet arkeologjike në Durrës

2017-04-01 62 Dailymotion

Eduart Shehi është një nga arkeologët, i cili po mbikqyr punimet për pastrimin dhe dokumentimin e rrënojave të shfaqura gjatë gërmimeve për ndërtimin e sheshit ?Veliera?, përballë portit të qytetit.

Duke iu referuar të dhënave historike objekti është rrënuar nga një tërmet i rreth viteve 30-të. Pasi është rrafshuar, ai është mbuluar me dhe.

Në të njëjtën hapësirë, gërmimet nxorën në dritë edhe këtë top, në një thellësi prej dy metrash, për të cilin arkeologu Eduart Shehi, kërkon të mos abuzohet me faktet.

Teksa zhvillonim intervistën nga gërmimet e specialistëve, të ndihmuar nga punëtorët e bashkisë u shfaq një tjetër objekt. Për nga forma përngjan me një tjetër, armë të artilerisë së rëndë.

Në këtë segment, pjesë e projektit ?Veliera? i cili shtrihet në një hapësirë prej 12 mijë metra katrorë dhe më një kosto prej 6 milionë dollarë, punimet janë ndërprerë.

Cili do të jetë fati i kësaj dëshmie arkeologjike, do të vendoset nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon