Surprise Me!

Report TV - Në borxhe,një tjetër bankë nxjerr në ankand 22 prona të ARMO-s

2017-04-01 1 Dailymotion

Problemet e ARMO-s me borxhet duket se nuk do të marrin kurrë fund. Një bankë tregtare ka nxjerrë në ankand 22 prona të saj në Vlorë për shkak të kredive të pashlyera.<br /><br />Bëhet fjalë për ndërtesa e troje në pronësi të kompanisë së përpunimit të naftës në qytetin e Vlorës. Shoqëria përmbarimore që ka nxjerrë pronat në shitje për llogari të bankës tregtare, bën me dije se ky është ankandi i dytë. Vlera totale e të 22 pasurive të paluajtshme llogaritet në rreth 900 mijë euro.<br /> <br />Por jo më larg se tetori i shkuar një tjetër bankë nxori në ankand dhe bleu 54 për 25 milionë dollarë. Praktikisht banka tregtare u bë pronare e thuajse të gjitha trojeve e objekteve të rafinerisë së Ballshit në pronësi të ARMO, duke nisur nga ndërtesat e magazinat, te zyrat, repartet, qendra shëndetësore madje dhe rrugët e Kombinatit të Thelluar të Përpunimit të Naftës.

Buy Now on CodeCanyon