Surprise Me!

Report TV - Ekskluzive/ Videoja e grabitjes së 2 blindave me 2 mln Euro

2017-04-01 0 Dailymotion

TIRANË-Dy makina të blinduara me një shumë të madhe parash cash të një banke të nivelit të dytë janë grabitur sot në kryeqytet.

Ngjarja është shënuar rreth mesditës, ora 13:50 rrugës për në Rinas kur mjetet e blinduara që po udhëtonin në mbikalimin e Kasharit u është zënë pritë nga dy automjete në të cilat po udhëtonin persona të armatosur. Shqiptarja com siguron videon ekskluzive nga momenti kur nën kërcënimin e armes u grabit blindi i bankës.

Gjithcka ndodhi ne 3 minuta e 20 sekonda. Grabitësit kanë studiuar lëvizjet e blindit, dhe i kanë zënë pritë duke bllokuar aksin rrugor që lidh autostradën me rrugën që të fut në aeroportin e Rinasit, pranë kryqëzimit të Laknasit.

Skena e grabitjes ka ndodhur në sytë e dhjetra dëshmitarëve që ishin bllokuar në rrugë ku disa prej tyre filmuan çastin, moment që u dërgua në redaksinë e Shqiptarja.com.

Në video dëgjohen të shtënat me armë zjarri nga grabitësit drejt makinës. Grabitësit kanë qëlluar tre herë më armë zjarri në xhamin e derës së parë të makinës, pasi hasën fillimisht në rezistencën e punonjësve të blindit.

Por pas të shtënave me armë zjarri dhe depërtimit të plumbave në makinë, punonjësit e blindit janë dorëzuar. Gjithashtu autorët e grabitjes kanë qëlluar me armë zjarri duke shpuar gomat e makinës që po transportonte para.

Buy Now on CodeCanyon