Legalizimi i ndërtimeve informale në qarkun e Fierit është drejt përfundimit.

Sipas zyrës së ALUIZNI-t brenda 6 mujorit të parë të këtij viti pritet të përfundojë tërësisht procesi i legalizimit te objekteve te vetëdeklaruara pa leje nga qytëtaret e qarkut Fier.

Janë rreth 15 mijë objekte, dosjet e të cilave janë gati për t?u legalizuar.

Njëkohësisht edhe në Patos, Roskovec dhe Ballsh do të nis legalizimi i shtesave të pallateve të cilat janë verifikuar dhe janë brenda parametrave për t?u legalizuar.